Ndërlidhjet

Lajm i jashtëzakonshëm

Gjërat që duhet t’i dini për zgjedhjet presidenciale ruse


Teksa rusët përgatiten për zgjedhjet presidenciale të 18 marsit, pyetjet e zakonshme nuk duket se janë të nevojshme për t’u bërë. Askush nuk duhet të pyes se cili kandidat ka pasur fushatën më efektive, kush ka paraqitur platformë më bindëse, cili do të kalojë në raundin e dytë. Dhe askush nuk pyet se kush do të fitojë.

Presidenti aktual, Vladimir Putin do të sigurojë mandatin e katërt presidencial, por kjo nuk do të thotë se ngjarje që po ndodhin në Rusi nuk janë instruktive. Më poshtë mund të mësoni disa gjëra që ky proces ka nxjerr në pah.

Putin është mbi politikat

Teknikisht, janë tetë kandidatë që marrin pjesë në zgjedhjet presidenciale – shtatë sfidues dhe presidenti në detyrë, Putin. Në realitet, megjithatë, Putin nuk i kushtoi shumë rëndësi fushatës. Ai nuk iu bashkua ndonjë partie. Ai nuk kërkoi fonde, por në të kundërtën – të paktën zyrtarisht – financoi fushatën nga fonde të ndryshme shtetërore nga partia Rusia e Bashkuara. Ai nuk morri pjesë në debatet televizive (në fakt, ai asnjëherë nuk ka marrë pjesë gjatë “fushatave” të tij). Ai nuk krijoi një platformë për fushatën. Ai nuk doli në media ose nuk puthi foshnja në publik, ose nuk ju përgjigj pyetjeve të gazetarëve apo votuesve.

Në vend të kësaj, e gjithë fushata e tij u mbështet mbi disa paraqitje, që ishin më të mëdha se jeta, siç ishte adresimi i tij drejtuar kombit më 1 mars dhe një paraqitje në një stadium të mbushur me mbështetës më 3 mars, ku ai bëri premtime të mjegulluara si “ne do të bëjmë gjithçka që mundemi që [fëmijët dhe nipërit tanë] të jenë të lumtur”.

Edhe më e rëndësishme është se Kremlini e ka vendosur Putinin mbi dhe jashtë politikave. Presidenti 65-vjeçar, që ka udhëhequr me shtetin për mbi 17 vjet, është shndërruar në simbol të Rusisë, siç është 'matryoshka' ose shqiponja me dy koka. Mbështetësit e Putinit mund të ankohen për politka të ndryshme apo probleme në jetën e tyre, por ata nuk i ndërlidhin këto probleme me Putinin.

Dekadat e kontrollit mbi mediat shtetëore dhe proceseve politike në vend nga ana e Kremlinit, kanë prodhuar një situatë ku mund të murmuritet për pensione të ulëta ose për korrupsion, por kritikat ndaj Putinit shihen si tradhti. Ndonjëherë, dikush madje dëgjon komente për efektin se edhe mbajtja e zgjedhjeve është fyerje ndaj statusit të Putinit.

Menaxhimi është çelësi

Për vite të tëra, ne kemi dëgjuar se Rusia është “demokraci e menaxhuar”, por shtrirja e “menaxhimit” është mbresëlënëse me secilin cikël zgjedhor.

Kontrolli mbi zgjedhjet është para së gjithash i kushtëzuar nga fakti se kjo gjë ndodhë brenda kontekstit të një mjedisi politik të kontrolluar në mënyrë strike, ku nuk ka akter të pavarur. Sondazh pas sondazhi kanë treguar se shumica e rusëve “nuk shohin asnjë alternativë” ndaj Putinit, që është njëra prej karakteristikave që tregon për sistemin politik të vendit.

Legjenda e shahut dhe kritiku i Putinit, Garry Kasparov ka shkruar teksa i është përgjigjur pyetjeve rreth popullaritetit të Putinit. “Më pëlqen të kërkoj përgjigje... nëse një restorant është popullor, nëse është i vetmi në qytet dhe restorantet tjera janë që të gjitha të djegura”, ka shkruar ai.

Por, për të paktën në 18 muajt e fundit, planifikuesit politikë të Kremlinit kanë qenë në fazën e menaxhimit të këtyre zgjedhjeve. Kreu i Komisionit Qendor të Zgjedhjeve, Vladimir Churov është zëvendësuar në mars të 2016-ës nga ish-kryetarja e të drejtave të njeriut, Ella Pamfilova. Guvernatorët në rajone të ndryshme që janë problematike, po ashtu janë ndërruar. Data e zgjedhjeve u zhvendos, në mënyrë që të përkojë me aneksimin e Rusisë të rajonit ukrainas të Krimesë.

Organizatat e pavarura, që janë kyçe, të tilla si agjencia për sondazhe Qendra Levada dhe OJQ-ja që monitoron zgjedhjet Golos, janë cilësuar si “agjentë të huaj” dhe në mënyrë efektive janë margjinalizuar – ose të paktën janë diskredituar në sytë e shumë rusëve, të cilët informohen nga media shtetëore ruse.

Lideri opozitar, Aleksei Navaly, gjithashtu është anashkaluar me anë të një dënimi për përvetësim të paligjshëm, gjë që është parë si akuzë e fabrikuar dhe e motivuar politikisht. Vëllai i tij, Oleg, ndërkaq është dënuar me 3 vjet e gjysmë burgim.

Shtrirja e menaxhimit shkon edhe deri te hartimi i jashtëzakonshëm i fletëvotimeve, ku emri i Putinit shfaqet në mes. Nuk mund të mos pyesësh se nëse një pjesë e madhe e motivit për të diskualifikuar Navalnyn nuk ishte sepse alfabetikisht, emri i tij do të shfaqej më lartë në fletëvotim sesa emri i Putinit.

Pritjet e ulëta të publikut

Shumë rusë, edhe rusët e rinj, tradicionalisht e mbajnë stabilitetin si një prej vlerave të tyre më të çmuara. Shumica e rusëve besojnë se zgjedhjet janë të padrejta, por atyre nuk ju bëhet vonë. Vetëm pak prej tyre besojnë se zgjedhjet janë mënyrë realiste për të ndryshuar gjithçka. Sondazhet tregojnë se rusët në përgjithësi favorizojnë “reformën”.

Shoqëria dominohet nga pikëpamja nëse dikush mund të kryejë një transformim dhe paradoksalisht janë autoritetet aktuale”, ka shkruar analisiti i Qendrës Levada, Denis Volkov dhe politologu Andrei Kolesnikov në dhjetor. “Mungesa e alternativave politike do të thotë se shumica e të anketuarve e lidhin emrin e Vladimir Putinit me shpresat e tyre për reforma”.

“Modeli që ka ekzistuar prej shumë vitesh, në të cilin presidenti përmbush shpresat e të gjitha grupeve shoqërore- ai është liberali kryesor dhe nacionalisti, imperalialisit dhe socialisti kryesor- po e kthen Putinin në reformatorin kryesor”, shkruajnë tutje ata. “Rusët janë të gatshëm për ndryshim, por jo në kurriz të tyre dhe mundësisht pa pjesëmarrjen e tyre aktive”.

Kërcënimi i forcës prapa fasadës

Pavarësisht se Rusia është e menaxhuar dhe hapësira politike është e kontrolluar, spektri i forcës është më i pranishëm se kurrë. Popullata e di mirë se policia dhe gjykatat janë mjete të Qeverisë. Nuk ka asnjë supozim se një degë e Qeverisë do ta kundërshtojë tjetrën për të mbrojtur të drejtat individuale.

Më 2016, Putin krijoi Gardën Kombëtare, një focë me 400 mijë persona, që kryesisht është forcë për të menaxhuar trazirat, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në shtypjen e tubimeve të oponentëve dhe kapjen e disidentëve, të cilët Qeveria i akuzon për “aktivitet ekstremist”.

Derisa Qeveria mundohet të rrisë pjesëmarrjen në zgjedhje, ka pasur edhe një numër të madh të raporteve se punonjësit e arsimit dhe punëdhënësit në sektorin shtetëror, po kërcënojnë studentët, përkatësisht punëtorët, me pasoja nëse ata nuk votojnë.

Bilbordet e Putinit të vendosura në Rusi
Bilbordet e Putinit të vendosura në Rusi

Pothuajse nuk kalon asnjë ditë pa raportime se ndonjë zyre e Navalnyt në ndonjë qytet rajonal është duke u bastitur. Edhe protestat e organizuara nga persona të vetëm, që janë të ligjshme në Rusi, ndërpriten vazhdimisht nga autoritetet.

Shkurtimisht, thyerja publike e iluzionit të konsensusit në Rusi, sot është një akt i guximshëm.

Opozita është 'bllokuar'

Rezultatet e gati më shumë se dy dekadave të demokracisë së menaxhuar do të thotë se nuk ka asnjë rrugë të qëndrueshme politike apo ndonjë alternativë ndaj autoritetit të Putinit. Përvoja e ish-liberalit nga Nikita Belykh- një ish-bashëpunëtor i politikanit të vrarë opozitar Boris Nemtsov, i cili u zgjodh guvernator i Kirov Oblast dhe tani po qëndron në burg për akuza për korrupsion- deri tek Pamfilova, dëshmojnë se nuk ka hapësirë që të “bëhen reforma nga brenda”.

Kandidati për president, Grigory Yavlisky, pretendon se pjesëmarrja në zgjedhje është një mënyrë për të nxitur refroma “nga brenda”. Ai ju ofron votuesve një perspektivë jorealiste se mund të detyrojë Putinin të miratojë politka të reja, vetëm duke fituar mjaft vota, që ta detyrojë Putinin që të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve që do të mbahen më 18 mars.

Kritikët akuzojnë Kremlinin për keqtrajtim dhe margjinalizim të të gjitha lëvizjeve dhe partive të pavarura politke, duke i larguar ata nga syri i publikut dhe duke ua hequr fondet, duke mohuar regjistrimin e tyre, arrestimin e aktivistëve të tyre, etj. Gazetarja dhe kandidatja presidenciale, Ksenia Sochak, ka thënë se do të formojë një parti të re politike dhe do të kundërshtojë ztjedhjet e ardhshme për Dumën ruse që parashihen të mbahen më 2021, por deri më tani nuk ka arsye që të mendohet se iniciativa e saj do të jetë ndryshe.

Zgjedhjet e tanishme janë dominuar nga debate nëse opozita duhet të marrë pjesë në to. Navalny ka bërë thirrje për bojkot, ndërkaq Yavlisnky dhe të tjerët kanë arguemtuar se mundësia e mospjesëmarrjes së opozitës në zgjedhje do të dukej si një mbështetje universale për Putinin. Ky debat, në një formë apo në një tjetër, është zhvilluar në çdo cikël zgjedhor të mbajtur në epokën e Putinit dhe deri më tani nuk ka pasur një zgjidhje të kënaqshme. Vetë debati konsumon shumë energji politike.

Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 2011, Yavlinsky ofroi një analizë të mjedisit politik të Rusisë, që ndoshta është më i vërtetë sot sesa në kohën kur u bë kjo analizë.

“Nuk ka dinamikë në shoqëri, nuk ka motor të zhvillimit. Lodhja po rritet në shoqëri. Disidenca po rritet. Izolimi po rritet. Jo vetëm për shkak të korrupsionit, mungesës së të drejtave të njeriut, mungesës së të drejtave të pronësisë, por sepse gjithçka ka qenë e njëjtë për një kohë të gjatë. Ndryshimi është i mundur vetëm kur ka alternativë”, kishte deklaruar ai.

XS
SM
MD
LG