Ndërlidhjet

Sakrificat e zjarrfikësve vullnetarë të Australisë


Australi, 12 nëntor, 2019.
Australi, 12 nëntor, 2019.

“Ne po e bëjmë këtë sepse është pasion. Është vëllazëri”, thotë Daniel Knox.

Ai është një prej mijëra australianëve që kanë hequr dorë nga përditshmëria për të luftuar krizën me zjarre në Australi.

Për javë të tëra, 22-veçari ka qenë me telefon në dorë, për të shkuar kudo që i është kërkuar.

Ai është pjesë e Shërbimit të Zjarrit të Uellsit të Ri Jugor, që e cilëson veten si “organizata më e madhe në botë e zjarrfikësve vullnetarë”.

Nju Sauth Uells, Australi.
Nju Sauth Uells, Australi.

Të 70,000 anëtarët e saj janë të trajnuar dhe përveç disa zyrtarëve të lartë, tjerët nuk paguhen.

Knox i është bashkuar brigadës së tij lokale në jug të Sidnejt pesë vjet më parë, kur ka qenë 17-vjeçar.

Ai ka kaluar shumë kohë me një zyrtar të lartë, Andrew O'Dwyer, me të cilin ka diskutuar për futboll dhe fotografi.

“Ai më ka marrë në krahun e tij dhe më ka ndihmuar shumë. Ai më ka respektuar tejet shumë edhe kur kam bërë gabime, ai ka qenë vëllai im”, ka thënë ai për BBC-në.

Javën e kaluar, O'Dwyer dhe Geoffrey Keaton, zëvendës-kapiteni i Brigadës Horsley, janë nisur natën për të fikur një zjarr masiv.

Gjatë rrugës, automjeti i tyre është përplasur me një dru. Tre zjarrfikës kanë arritur të ikin ndonëse të plagosur, por O'Dwyer dhe Keaton, të dy baballarë të fëmijëve të vegjël, kanë vdekur.

Zjarre shumë të rrezikshme

Nga muaji shtator, afro 3,000 zjarrfikës kanë qenë jashtë Uellsit të Ri Jugor duke luftuar flakët, derisa nëntë prej tyre kanë humbur jetën.

Rreth 90 për qind e këtyre personave janë vullnetarë që nuk paguhen, ka thënë një organizatë e financuar nga qeveria, që drejton vullnetarët.

Zjarret e mëdha kanë djegur më shumë se 4 milionë hektarë tokë në Australi nga muaji shtator.

Tymi i madh, që ka ndikuar në cilësinë e ajrit për muaj të tërë ka rritur zemërimin publik, duke i bërë presion qeverisë që të bëjë më shumë për të luftuar klimën globale.

Thirrjet për dorëheqje të kryeministrit

Ndërkohë thirrjet për dorëheqje të kryeministri australian, Scott Morrison janë parë në të gjitha rrjetet sociale, pasi është kuptuar se ai ka qenë në pushim në Havai derisa shteti i tij është përballur me emergjencë nga zjarret.

Nju Sauth Uells, Australi. Nëntor, 2019.
Nju Sauth Uells, Australi. Nëntor, 2019.


Votuesit kanë bërë thirrje për udhëheqësi të duhur në kohë krize, duke kritikuar refuzimin e Morrisionit për qasje më të ashpër ndaj ndryshimeve klimatike.

Kjo pasi Morrison ka përjashtuar mundësinë e mbajtjes së ndonjë samiti dhe kompensimin e mijëra vullnetarëve.

Morrison pati befasuar të gjithë pas fitores së zgjedhjeve në muajin maj, duke siguruar shumicë parlamentare, ndonëse përvoja e tij politike është duke u vënë në pikëpyetje gjashtë muaj më vonë.

Zotimet për emetim të karbonit

Në Australi, eksportuesen më të madhe të thëngjillit, politikat për klimën dhe energjinë kanë ndikuar në qeverisjen e këtij vendi për dekada, duke bërë bashkë si ligjvënësit liberalë ashtu edhe ata konservatorë.

Australia po ashtu është një nga emetueset më të mëdha të karbonit për kokë banori për shkak të termocentraleve me thëngjill.

Autoritetet janë zotuar për të ulur emetimet e karbonit për 26 për qind nga nivelet e vitit 2005 deri më 2030.

Përgatiti: Krenare Cubolli

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG