Alma Çupi, Tiranë
Në takimin e Ministrave të Mbrojtjes së vendeve të Evropës Juglindore të mbajtur sot në Tiranë, ku merrte pjesë edhe Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumsfeld, u diskutua problemi i Kosovës nga pikëpamja e sigurisë dhe opsionet për zgjidhje.
Gjithashtu statusin e vëzhguesit pranë këtij organizmi e morën dhe katër vende: Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Serbia dhe Gjeorgjia, një akt ky që u përshëndet nga të pranishmit.
Takimin e përshendeti në fillim kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, i cili tha se populli shqiptar e sheh sigurinë e të ardhmes së tij në integrimin e plotë në NATO dhe BE.
"Prania juaj këtu tregon qartë ndikimin, mbështetjen dhe angazhimin e qeverisë amerikane dhe të presidentit Bush në përpjekjet tona për paqen, demokracinë dhe integrimin. Bota dhe rajoni ynë ka hyrë tashmë në një fazë të re të bashkëpunimit reciprok, por çështje që kanë mbetur të pazgjidhura, si dhe terrorizmi ndërkombëtar, vazhdojnë të krijojnë probleme të mprehta. Prandaj është i rëndësishëm, sidomos në rajonin tonë, bashkëpunimi mes shteteve në ndërtimin e strategjive të përbashkëta dhe shkëmbimit të informacionit. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është hapi më i sigurt për vendin", tha kryeministri Berisha.
Në përgjigje të interesimit të gazetarëve nëse është diskutuar edhe për statusin e Kosovës në këtë takim, Ministri Shqiptar i Mbrojtjes Fatmir Mediu tha:
"Ne patëm një prezantim sot nga pikëpamja e sigurisë në takimin tonë, por edhe të disa opsioneve për zgjidhje. Qeveria shqiptare mendon se zgjidhja për Kosovën do të bëhet bazuar në respektimin e të gjitha grupeve etnike në Kosovë. Së dyti është edhe procesi i decentralizimit", tha Ministri i Mbrojtjes Mediu.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld tha se çështja e Kosovës është diskutuar dhe se mbështet qëndrimin e shprehur nga Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë.
"Për Kosovën është diskutuar. Një numër vendesh këtu janë të përfshirë në Kosovë dhe unë nuk kam asgjë për të shtuar nga pikëpamjet që parashtroi Ministri Shqiptar i Mbrojtjes", kështu tha në përgjigje të pyetjes Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld.
Pyetjes se nëse vendet e Kartës Adriatik Tre do të bëhen pjesë e NATO-s, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Donald Rumsfeld iu përgjigj duke theksuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë mbështetëse e zgjerimit të NATO-s. Por se kur këto vende do të bashkohen me NATO-n, kjo varet nga reformat që do të bëjnë vendet që aderojnë.
Organizata e Ministrave të Mbrojtjes së Evropës Juglindore lindi si pasojë e konflikteve të armatosura gjatë 10 viteve të fundi në Ballkan, ku krahas prezencës së forcave paqëruajtëse, u bë i domosdoshëm krijimi i një mekanizmi të qëndrueshëm bashkëpunimi midis vendeve të rajonit.
Në këtë proces janë angazhuar Shqipëria, Bullgaria, Kroacia, Greqia, Italia, Maqedonia, Rumania, Sllovenia, Turqia, Ukraina dhe SHBA-të. Komando e Natos, Pakti i Stabilitetit dhe një numër organizmash ndërkombëtarë janë gjithashtu pjesëtarë aktivë të këtij forumi. Një ndër iniciativat më të rëndësishme në këtë kuadër është edhe krijimi i një force shumëkombëshe paqëruajtëse të vendeve të rajonit, në bazë të një marrëveshjeje të nënshkruar në Shkup në 26 shtator të 1998. Kjo forcë njihet ndryshe edhe me emrin Brigada e Evropës Juglindore.