PRISHTINË

Njësiti veprues i brigadës shumëkombëshe-jug të KFOR-it, njoftoi se ka gjetur një stok të fshehur në rrethinë të Malishevës me municion dhe eksploziv. Gjithsejt janë konfiskuar 90 mina, 400 kg eksploziv, granata dore dhe një sasi e madhe municioni, të cilat do të shkatërrohen nga KFOR-i. "Ky konfiskim është dëshmi për orvatjet e vazhdueshme të KFOR-it për të ofruar një ambient të sigurt në Kosovë", thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra për informim e KFOR-it në Prishtinë.