Qindra gjyqtarë, politikanë dhe përfaqësues të agjencive joqeveritare kanë publikuar një thirrje për qeverinë italiane, që ti shtoj fondet në luftën kundër mafias së ripërtrirë në këtë vend. Kjo thirrje u bë në mbyllje të takimit triditësh në Romë. Organizuesit thonë se mafia aktualisht është futur në aktivitete të reja biznesi, përfshirë menaxhimin e mbeturinave toksike dhe prodhime të dopingut për sportisë. Gjatë disa javëve të fundit, qyteti i Napolit është përfshirë një një spirale të dhunës, e ndërlidhur me konfliktet ndër klanore ndërmjet grupeve mafioze.