BAGDAD

Së paku 5 policë janë vrarë sot në Irak. në Bagdad u vra një zyrtar lokal i policisë dhe dy rojet e tij personale, ndërsa në Falluxha u raportua për vrasjen e dy policiëve. Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se gjithsej 11 pjesëtarë të saj janë vrarë dje në Irak.