JERUSALEM

Izraeli ka filluar sot lirimin e 500 të burgosurve palestinezë në amnistinë më të madhe në 10 vitet e fundit.
Ky hap sipas Izraelit është shenjë e vullnetit të mirë për t'i dhënë shtysë përpjekjeve për paqe të ndërmarra nga Autoriteti palestinez.
Njëherësh ky vendim pason pas miratimit të djeshëm nga qeveria Sharon të planit që parasheh largimin e mbi 8 mijë hebrejve nga vendbanimet në Gaza.