BEOGRAD

Policia e Serbisë ka kumtuar sot se ka arrestuar një pjesëtar të saj i dyshuar për rrahjen e një gazetari. Polici, të cilit i janë kumtuar vetëm inicialet, L. T., ishte arrestuar në Loznicë afër kufirit me Bosnjë Hercegovinën, për shkak të dyshimeve se e ka rrahur Vladimir Mitriqin, korrespondent lokal i gazetës beogradase, Veçernje Novosti. Zoti Mitriq ishte rrahur për shkak të shkrimeve të tij për mafinë lokale. Rrahjen e gazetarit Mitriq e kanë dënuar grupe ndërkombëtare të gazetarëve.