Zijadin Gashi, Prishtinë
Nënsekretari amerikan i Shtetit për çështje politike, Marc Grossman, tha sot në Prishtinë, se Kosova duhet ta vazhdojë rrugën e plotësimit të standardeve, ndërsa dha mesazhe të qarta se dhuna nuk guxon të përsëritet në të ardhmen. Grossman, i bëri këto komente pas takimeve që në Prishtinë i zhvilloi me shefin e UNMIK-ut, Harri Holkerin dhe liderët kosovarë. Qëllimi i vizitës sime në Prishtinë, theksoi ai, është që t’u jap mbështetje NATO-s dhe UNMIK-ut për qetësimin e gjendjes si dhe që të inkurajoj kryeministrin e Kosovës Bajram Rexhepin, në përpjekjet e tij për ndaljen e dhunës dhe riparimin e dëmeve të shkaktuara. Dhuna për Kosovën ka mbaruar dhe kosovarët duhet të përqëndrohen në standarde, tha Grossman:
“Përgjegjësit për viktimat, plagosjet, shkatërrimet duhet të kapen dhe sillen para drejtësisë”, porositi Grossman. Ai tha në vazhdim, se para kësaj vizite, kishte dëgjuar vlerësimet se mosdefinimi i statusit të Kosovës, mund të jetë një prej shkaqeve që do të sillte frustrime dhe dhunë, ndërsa pas aprovimit të dokumentit për standardet, i cili parashihte që statusi të hapet gjatë vitit 2005 apo edhe më herët, unë nuk e shoh të arsyeshme pse dikujt tani i duhet dhuna, tha zyrtari i lartë amerikan.
“Kosova të cilën ne e duam, është përshkruar në faqen e parë të dokumentit të standardeve”, tha Grossman, duke cituar më pas këtë dokument, ku thuhet se Kosova është një vend i lirë e i barabartë për të gjitha etnitë, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare apo fetare dhe të cilët kanë të drejta të barabarta të jetojnë në Kosovë. Më pas, Grossman shprehu kënaqësinë e tij me faktin se plani për implementimin e standardeve do të miratohet këtë javë. Zhvillimet e 17 dhe 18 marsit, tha ai, kanë qenë kthim prapa dhe janë të papranueshme, ndërsa tani secili mban përgjegjësinë për atë që ndodhi, tha Grossman, pa i dalluar këtu vendorët apo ndërkombëtarët:
“Për të vazhduar përpara, të gjithë duhet ta ndryshojmë mënyrën dhe punën tonë dhe se kjo mënyrë e ndryshimeve në punën tonë, është që të përcjellim planin për implementim të standardeve, i cili do të miratohet këtë javë”, pohoi Grossman.
Gjatë kësaj vizite, ai takoi fillimisht ndaras e pastaj edhe në një takim të përbashkët përfaqësuesit më të lartë ndërkombëtarë dhe ata vendorë, ku ishte i pranishëm dhe komandanti i krahut jugor të NATO-s, admirali Gregory Johnson.
Pas takimit me zotin Grossman, presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, tha se Shtetet e Bashkuara janë tejet të shqetësuara për gjendjen e krijuar në Kosovë, por me angazhimin e të gjithëve, tha Rugova, kjo situatë do të tejkalohet:
“Ne së bashku me UNMIK-un, bashkësinë ndërkombëtare do ta vazhdojmë përparimin tonë dhe do ta kemi përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dhe unë insistoj se njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do ta qetësonte këtë pjesë të Evropës e botës”, tha presidenti Rugova, kurse, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci, tha se raportet e Kosovës me praninë e bashkësisë ndërkombëtare duhen ridefinuar dhe duhen mënjanuar defektet e politikës së tanishme në të gjitha fushat e jetës:
“Kosova nuk do të ndalet në rrugëtimin e vet që e ka përcaktuar, nuk do të ndalet në atë të pavarësisë, por duke i përmbushur standardet e bashkësisë ndërkombëtare”, tha Daci.
Në anën tjetër, kryetari i PDK-së Hashim Thaçi, shprehu kënaqësinë e tij me faktin se zhvillimet e fundit, megjithatë nuk kanë ndikuar në atë masë që të humbet përkrahja amerikane për Kosovën:
“Besoj se ishte një takim i kthesës për të mirë për institucionet dhe popullin e Kosovës. Është mjaft me rëndësi që komuniteti ndërkombëtar nuk do ta ndryshojë agjendën për Kosovën, por edhe ato ndryshime që do të ndodhin do të ndodhin në kuptimin pozitiv”, theksoi Thaçi.
Kurse kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pohoi se Grossman kishte kërkuar një angazhim më të madh të lidershipit kosovar për riparimin e dëmeve dhe parandalimin e akteve të ngjashme në të ardhmen:
“Mendimi im është se të gjithë ne në Kosovë, krahas asaj që ishte pasojë e revoltës qytetare, pra dhunës dhe pasojave të saj, të punojmë për zhbllokimin e procesit edhe atij ekonomik edhe politik dhe që të qartësohet se vullneti i popullit të Kosovës do të respektohet”, theksoi Haradinaj.
Ndërkohë, Grossman, premtoi se Shtetet e Bashkuara, janë të gatshme ta ndihmojnë Kosovën, dhe t’i ofrojnë mbështetje sidomos kryeministrit Rexhepi, në mënyrë që gjërat të lëvizin përpara më shpejt, duke u përqëndruar në prioritete si zhvillimi ekonomik, privatizimi dhe fusha të tjera të rritjes së funksionalitetit dhe demokratizimit të shoqërisë kosovare.