HAGË

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë ka bërë ankesë zyrtare pranë Këshillit të Sigurimit për mosbashkëpunimin e Serbisë.
Kryegjyqtari Teodor Meron në letrën dërguar Këshillit të Sigurimit thotë se Beogradi ka shënuar "dështime ekstreme" në bashkëpunim me Gjykatën e Hagës, vecanërisht për arrestimin e të akuzuarve dhe sigurimin e dëshmitarëve.
Meron ka theksuar se dështimi i Serbisë për të arrestuar të akuzuarit për krime lufte mund të ndryshojë planet e Gjykatës që të përfundojë punën në vitin 2010, sic është paraparë.