Një ditë pas vrasjes së 100 dhe plagosjes së qindra njerëzve nga një seri sulmesh të koordinuara në 5 qytete të Irakut, gjendja raportohet të jetë më e qetë. Agjencitë e lajmeve raportojnë për plagosjen e disa policëve irakianë nga shpërthimi i një bombe në Bagdad. Në Fallujah, zyrtarët spitalorë pohojnë se nga përleshjet mes kryengritësve dhe forcave amerikane janë vrarë dy persona dhe janë plagosur 7.
Gjatë natës nga një sulm në një stacion policor në Bakuba janë vrarë tre policë irakianë.
Gjatë natës nga një sulm në një stacion policor në Bakuba janë vrarë tre policë irakianë.