Qindra pelegrinë dhe udhëheqja e re palestineze vizituan Betlehemin, derisa qyteti i lindjes së Jezusit festoi Krishtlindjet me shpresa të reja për paqe.
Patriarku latin i Tokës së Shenjtë, Mishel Sabbah, arriti në Kishën e Lindjes së Krishtit në Betlehemi, për të kryer shërbimet kishtare me të cilat tradicionalisht fillojnë Krishtlindjet.
Duke kaluar në një postbllok izraelit në Betlehem, të vendosur në territoret palestineze, Sabbah tha se pjesëmarrësit kishin nevojë për të kremtuar:
"Ne themi se në këto rrethana të vështira të vuajtjes dhe ngritjes së mureve, të vazhdimit të okupimit dhe padrejtësisë, ne kishim nevojë për të kremtuar me qëllim që të ripërtërijmë fuqinë, tonë, kurajon dhe durimin, të rifitojmë lirinë dhe t'i japim fund padrejtësisë në këtë vend", ka thënë Sabbah.
Krishtlindjet po festohen edhe në Kosovë. Ipeshkvi i Ipeshkvisë së Kosovës imzot Mark Sopi në një mesazh urimi ka thënë se "Kremta e Krishtlindjes është e madhe në përmbajtjen e saj, kurse shumë e gëzueshme në koloritin e saj popullor".
Ndërkohë, në Vatikan Papa Gjon Pali i dytë do të mbajë në mesnatë meshën tradicionale të Krishtlindjeve. Mesha e drejtuar nga papa 84 vjecar pritet të përcjellet nga miliona njerëz dhe do të transmetohet në më shumë se 70 vende.