IRAKU JUGOR

Forcat ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, në ditën e dytë të sulmeve kundër Irakut kanë hyrë në brendësi të vendit, së paku 150 kilometra, deri në qytetin Basra, në jug, cfarë cilësohet si pikë strategjike.
Raportohet se gjatë lëvizjes, ushtarët amerikanë dhe britanikë nuk kanë hasur në ndonjë rezistencë.
Trupat britanike kanë vënë nën kontroll një qendër të rëndësishme të naftës, ndërsa mësohet se forcat irakene i kanë vënë qëllimisht zjarrin 30 puseve të naftës në jug të vendit.
Ndërkaq ministri britanik i Mbrotjjes, Geoff Hoon, ka njoftuar për marrjen nën kontroll të një tjetër pike strategjike në gadishullin Fau.
"Gadishulli al-Fau është siguruar, si ishte paraparë nga 40 trupa komando dhe pa dëmtim të infrastrukturës së naftës, duke mënjanuar cdo përpjkeje të regjimit të Bagdatit për të shkaktuar katastrofë të mjedisit në Gjirin Persik", tha Hoon.