RABAT

Burimet zyrtare marokene kanë njoftuar se 12 nga katërmbëdhjetë atentatorët vetvrasës kishin vdekur gjatë sulmeve në Kazablanka, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar.
Sipas ministrit maroken të Punëve të Brendshme, Mustafa Sahel, të 14 atentatorët kishin lidhje me terrorizmin ndërkombëtar.
Ndërkaq gjatë takimit në Londër mes ministrit të jashtëm maroken, Mohamed Benaisa, dhe homologut të tij britanik, Jack Straw, ky i fundit ka deklaruar:
"Nuk është aksident që sulmet terroriste kanë qenë të drejtuara kundër Marokut, një nga vendet më moderne dhe më të përparuara në mesin e shoqërive arabe."