SALCBURG

Kryeministri serb Zoran Gjingjiq ka bërë përpjekje për t’i bindur investuesit e huaj, se në Serbi realisht nuk ka krizë të vërtetë, që do të ndikojë në zhvillimin ekonomik të kësaj republike. Zoran Gjingjiq në Samitin Ekonomik Evropian në Salcburg, u ka thënë gazetarëve se problemet e Serbisë janë institucionale e jo politike.