BRUKSEL

Bashkimi Evropian ka shfaqur keqardhje lidhur me vendimin e OPEC-ut, vendeve prodhuese dhe eksportuese të naftës,për zvoglimin sasisë së prodhimit të naftës dhe konsideron se kjo do t’i kontribuojë jostabilitetit të çmimeve të saj.
Zëdhënësi i Bashkësis, Gilles Gantelet ka shfaqur keqardhje për atë vendim dhe mungesën e koordinimit dhe konsultimeve midis prodhuesve dhe konsumuesve të naftës.
Bashkimi Evropian beson se çmimi i drejtë, i ndershëm dhe real i naftës duhet të jetë më parë rreth 20 dollarë se sa 30 dollarë për barrel. Vendet e OPEC-ut dje morën vendimin për zvogëlimin e prodhimit të naftës me qëllim të mbajtjes së çmimeve në tregun botëror rreth 25 dollarë për barrel.