KABUL

Forcat e Aleancës Veriore afgane kanë hyrë sot në qytetin Kunduz, kurse forcat talibane i kanë dorëzuar pozicionet e tyre dhe pajisjet ushtarake gjeneralit të opozitës, Abdul Rashid Dastum.
Aviacioni i Shteteve të Bashkuara ka vazhduar të sulmojë caqe të dyshuara talibane dhe strehimore të Al Kaidës afër Kandaharit, në jug të Afganistanit dhe rreth Kabulit, njoftojnë zyrtarët ushtarakë amerikanë.