VATIKAN

Papa Gjon Pali i Dytë pritet të diskutojë sot me kardinalët amerikanë rreth krizës së institucionit të Kishës Katolike Romane në Shtetet e Bashkuara, pas fakteve skandaloze të publikuara për abuzime seksuale me fëmijët. Takimi shihet si përpjekje për të gjetur rrugët e riparimit të besueshmërisë dhe reputacionit të kishës.