UASHINGTON / JERUZALEM

Shtetet e Bashkuara kanë dënuar sulmin e sotëm vetë-vrasës në Jeruzalem, si pasojë e të cilit u plagosën shtatë njerëz ndërsa humbi jetën vetë atentatori palestinez.
Reagime të forta ka pasur edhe nga pala izraelite.
‘Ky duket të jetë i fundit në një seri të gjatë mizorish shtazarake të paramenduara kundër civilëve të pafajshëm, kryer nga grupet terroriste palestineze e që me siguri nuk ka për t’u sjellë palestinezëve më shumë mbarëvajtje’ – tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Izraelit, Mark Sofer.