TIRANË/SHKUP

Sekretari i përgjithëshëm i NATO-s, George Robertson u ka bërë thirrje liderëve të Shqipërisë dhe Maqedonisë që të angazhohen për reforma akoma më të thella për të mbështetur shansat e tyre që ti bashkohen Aleancës ushtarake.
Gjatë vizitave të shkurtëra në Tiranë dhe në Shkup Robertson tha se dyert e NATO-s mbesin të hapura për dy vendet, të cilat në samitin e Pragës nuk u ftuan për anëtarësim.
Robertson ka përshëndetur iniciativën e Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë që të punojnë bashkërisht në synimet e tyre për aderim në NATO.