Kuvendi i Shqipërisë miratoi pa pranine e socialisteve ligjin "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë të administratës dhe të zgjedhurve", ose ndryshe i quajtur ligji i dosjeve.
Me 29 nene, ligji, ka për qëllim të kontrollojë pastërtinë e figurës së çdo funksionari publik të zgjedhur apo të emëruar, lidhur me pjesëmarrjen e tyre në strukturat politikëbërëse dhe zbatuese të dhunës së diktaturës së proletariatit, si edhe në strukturat e ish-Sigurimit të Shtetit, për periudhën 29 nëntor 1944 deri në 8 Dhjetor 1990.
Ndër figurat e funksionarëve publikë përfshihen presidenti i Republikës, deputetët e Kuvendit, ministrat dhe zy/ministrat, funksionarë të lartë politikë e administrativë, dhe sistemi i drejtësisë.
Për zbatimin e këtij ligji, krijohet Autoriteti i Kontrollit të Figurave me përfaqësues nga Parlamenti.
Në ligj sanksionet e drejta e çdo shtetasi shqiptar për t'u njohur me të dhëna personale në lidhje me atë që përmbajnë dosjet e sigurimit të shtetit, sipas përcaktimeve të këtij ligji.