Në Bullgari sot po zhvillohen zgjedhjet parlamentare, për herë të parë prej se ky vend u bë anëtar i Bashkimit Evropian, në vitin 2007.
Sipas sondazheve, votuesit nuk do të votojnë për koalicionin e socialistëve, i cili udhëhiqet nga kryeministri aktual, Sergej Stanishev, pasi popullariteti i tij ka rënë ndjeshëm për shkak të skandaleve të korrupsionit dhe nga efektet e krizës ekonomike globale.
Hulumtimet e opinionit sugjerojnë se partia e qendrës së djathët e kryetarit aktual të kryeqytetit Sofje, Bojko Borisov, me gjasë do ta fitojë shumicën e votave, por kjo nuk do të jetë e mjaftueshme për të formuar qeverinë e re, pa ndonjë partner të koalicionit.