Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thanë se të paktën katër njerëz janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur nga një predhë amerikane, e cila i kishte shënjestruar militantët në zonën kufitare me Afganistanin.
Një zyrtar i tha agjencisë AFP se sulmi e kishte në shënjestër një medrese në Vaziristanin jugor.
Zyrtari tha se shumica e të vrarëve ishin luftëtarë talibanë.
Ushtria e Shteteve të Bashkuara nuk e mohoi por as nuk e konfirmoi sulmin me aeroplan pa pilot.