Hong Kong: Një banesë u shit për 39 milion dollarë


Një banesë në Hong Kong është shitur me çmim rekord prej 39 milionë dollarë, duke u bërë kështu banesa më e shtrenjtë në botë.

Fjala është për një apartament në katin e 68. të një rrokaqielli në pjesën rezidenciale Midlevels të Hong Kongut.

Meidat lokale njoftuan se banesën e ka blerë një kinez, i cili ka dashur të mbetet anonim.

Përveç pesë dhomave të gjumit, banesa ka një dhomë të madhe për qëndrim ditor, disa banjo, saunë, sallë për stërvitje dhe hapësirë për joga.