Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin ndërkombëtar për liritë fetare, për periudhën korrik 2008 – qershor 2009.
Në fillim të raportit për Kosovën thuhet se Kushtetuta, ligjet e tjera dhe politikat, në përgjithësi i kanë kontribuar lirisë së religjionit.
Qeveria, përgjithësisht, ka respektuar lirinë fetare në praktikë dhe nuk ka pasur ndryshim në statusin e respektit për liritë religjioze nga ana e qeverisë gjatë periudhës raportuese, shkruan në raport.
Më tutje theksohet se dhuna në shoqëri ka shënuar rënie të vogël, por tensionet ndërmjet komuniteteve mbeten të larta, veçanërisht pas shpalljes së pavarësisë së vendit, në shkurt të vitit 2008.
Megjithëse diskriminimi shoqëror dhe dhuna duket se në përgjithësi janë etnikisht të motivuara, lidhja e afërt ndërmjet etnicitetit dhe religjionit e bëjnë të vështirë të përcaktohet nëse ngjarjet ishin të motivuara nga armiqësitë etnike apo fetare.
Qeveria e Shteteve të Bashkuara, thekson më tutje raporti, ka diskutuar për liritë fetare me qeverinë dhe me përfaqësues fetarë, si pjesë e politikës së përgjithshme për promovimin e të drejtave të njeriut.
Qeveria amerikane ka intervenuar në raste specifike për të siguruar se vendet fetare, që i takojnë Kishës Ortodokse Serbe, të mbrohen, thuhet, pos tjerash, në raportin vjetor të Departamentit amerikan të Shtetit për liritë fetare, në pjesën për Kosovën.