Policia e Beogradit ka arrestuar edhe një sulmues që kishte marrë pjesë ne vrasjen e shtetasit francez, Bris Taton.
Taton, i cili ishte tifoz i klubit futbollistik Tuluz, vdiq në 29 shtator nga lëndimet e rënda trupore që i kishin shkaktuar huliganët e Partizanit para ndeshjes së dy klubeve në Beograd.
Pas sulmit, policia kishte arrestuar 11 të dyshuar.