SHBA: Ende synojmë nënshkrimin e paktit me Rusinë


Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara ende synojnë të nënshkruajnë një pakt të ri me Rusinë, lidhur me shkurtimin e arsenalit bërthamor të të dy vendeve.

Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë, Majkëll Hamër tha se “qëllimi amerikan mbetet arritja e një marrëveshje të mirë dhe të verifikueshme deri në fund të këtij viti”.

Ky pakt i ri do të zëvendësojë atë të nënshkruar në vitin 1991 e që skadoi në 5 dhjetor të këtij viti.