Në shumë vende evropiane po mbretëron mot i ashpër.
Gjermania po pret stuhi dëbore, ndërsa autoritetet u kanë tërhequr vërejtjen banorëve që të furnizohen me sasi të ushqimit dhe me ujë të pijshëm.
Në Britani është shënuar dimri më i keq në tri dekadat e fundit. Detyrimisht është reduktuar përdorimi i gazit industrial, për ta ruajtur për një periudhë më të gjatë.
Në Francë, të reshurat e borës kanë shkaktuar shtyrje të mëdha të qarkullimit të trenave, ndërsa në viset jugore ka pasur edhe ndërprerje të rrymës.
Temperatura të akullta raportohet se po mbretërojnë sot në Spanjë dhe Portugali dhe kjo ka ndikuar në lidhjet rrugore.
Autoritetet në Lisbonë i kanë mbajtur të hapura dy stacione të metros për vendosjen e të pastrehëve gjatë natës.
Në Norvegji, në fshatin qendror Folldal, temepraturat kanë arritur në minus 42 gradë Celsius.
Në Poloni, gjatë 48 orëve të fundit kanë vdekur 9 vetë, kështu që numri i personave, që kanë vdekur nga moti i keq prej fillimit të muajit nëntor të vitit të kaluar, arriti në 139.