Shtetet e Bashkuara kanë ofruar siguri se sistemi i ri raketor i mbrojtjes, që do të involvoj edhe vendosjen e raketave interceptore në Rumani, nuk është kundër Rusisë, por kundër kërcënimit potencial nga Irani.
Rusia ende nuk ka bërë asnjë koment zyrtar për planet e shpallura dje.
Por, më herët Moska e kishte kundërshtuar planin e Shteteve të Bashkuara për vendosjen e kapaciteteve mbrojtëse raketore në Poloni dhe Çeki.
Uashingtoni pastaj ishte tërhequr nga ky plan.
Duke u shprehur për planin aktual, zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Filip Krovli tha se ky plan, që involvon raketat balistike me rreze të mesme veprimi, nuk është kundër Rusisë, por kundër, siç e përshkruajti ai, kërcënimit raketor “në zhvillim” nga Irani.