Afganistan: Rrëmbehet gazetari japonez


Qeveria e Japonisë tha se një gazetar japonez është zhdukur në Afganistan dhe besohet se është rrëmbyer.

Zëdhënësi i qeverisë konfirmoi se Kosuke Cuneoka besohet se është rrëmbyer pasi mediat më herët raportuan se ai ishte zhdukur në veri të Afganistanit.

Nuk është e qartë se kush mund të jenë rrëmbyesit.