Tre persona janë plagosur rëndë me armë zjarri në orët e mëngjesit të sotëm në Skenderaj, njofton Policia e Kosovës.
Rasti është raportuar të ketë ndodhur rreth orës 08:55, në rrugën “18 qershori” brenda objektit të ndërtesës së Kuvendit Komunal të Skenderajt.
Sipas komunikatës së Polcisë, tre të dëmtuarit/plagosurit, me armë zjarri, banorë të fshatit Polac të Skenderajt, janë dërguar në shtëpinë e shëndetit në Skenderaj, për t'u transferuar me urgjencë në repartin e emergjencës në QKUK.
Në bazë të informatave të para nga mjekët kujdestarë, mësohet se dy nga tre të plagosurit janë në gjendje të rëndë.
Në vend të ngjarjes thuhet se kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse të policisë dhe prokurori publik i Prokurorisë së Qarkut.
Për arsye të ekzaminimit të papenguar të vendit të ngjarjes, zyrtarët e Kuvendit Komunal të Skenderajt janë detyruar të lëshojnë ndërtesën deri në përfundim të mbledhjes së provave dhe ekzaminimit të detajuar të vendit të ngjarjes, thuhet në komunikatën e Policisë.
Në bazë të hetimeve preliminare të policisë në këtë rast, besohet se së paku dy persona të dyshuar, të armatosur, kanë shtënë drejt viktimave të tyre pas një përleshjeje fizike brenda ndërtesës së kuvendit komunal.
Besohet se palët e përfshira në rast, ishin ngatërruar pas një mosmarrëveshje të tyre rreth kontraktimit të shitblerjes së një prone private.
Policia e Kosovës ka bërë bastisjen e dy lokacioneve, shtëpive private, në fshatin Klinë të Skenderajt, në kërkim të të dyshuarve të këtij rasti.
Identiteti i dy të dyshuarve është i njohur për policinë, ndërsa policia po bën përpjekje të identifikojë vendndodhjen e tyre, thuhet në komunikatë.