Ahmadinexhad dënon raportet për sulmin ndaj tij


Presidenti i Iranit Mahmud Ahmadinexhad i dënoi sot raportet e mediave që njoftuan për përpjekje atentati ndaj tij.

Ahmadinexhad tha se shpërthimi, i cili u dëgjua të mërkurën në qytetin Hamedan ishte fishekzjarre e një të riu, që e kishte shkrepur nga ngazëllimi i madh.

“Media perëndimore pastaj filloi një valën ajmesh duke pohuar se kishte shpërthyer një granatë dore, se dhjetra ishin plagosur, ndërsa presidenti kishte mbijetuar atentatin dhe ishte larguar në një vend të panjohur”, vazhdoi Ahmadinexhad.

Agjencia zyrtare IRNA tha se mediat arabe dhe pastaj ato perëndimore e “keqpërdorën” incidentin e padëmshëm për qëllime të veta politike.