SHBA dolën nga recesioni, thonë ekonomistët


Byroja Kombëtare për Kërkime Ekonomike shpalli se Shtetet e Bashkuara kanë dalur nga recesioni më i gjatë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Paneli i akademikëve dhe ekonomistëve në Kembrixh, Masaçusets, tha se recesioni filloi në dhjetor 2007 dhe përfundoi në qershor 2009, pra zgjati 18 muaj.

Dy recesionet tjera të gjata nga 16 muaj ndodhën në periudhën 1973-1975 dhe 1981-1982.