Raportohet se më se 60 vetë janë vrarë dhe më se 200 të tjerë janë plagosur nga një varg sulmesh në kryeqytetin e Irakut, Bagdad.
Sulmet e mbrëmshme, që dukej se qartazi ishin të koordinuara, kishin për cak më se 10 lokacione, përfshirë restorante dhe tregje, kryesisht në hapësirat shiite të Bagdadit.
Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmet, por raportohet se militantët e ndërlidhur me al-Kaidën janë të dyshuar se kanë dorë në sulme.
Guvernatori i Bagdadit, Salah Abdul Razzaq, këto sulme i cilësoi si “krim brutal”, ndërsa qeveria e Shteteve të Bashkuara tha se fuqishëm e dënon “dhunën mizore” në Bagdad.