Fotografitë e javës 6 - 12 nëntor

Kështu dukeshin semaforët në Tiranë më 8 nëntor, kur u bë liberalizimi i vizave me BE-në...

Qytetarët e Shqipërisë duke festuar liberalizimin e vizave...

Presidenti amerikan, Barak Obama, përshëndetet me studentët gjatë vizitës në Mumbai...

Presidenti Barak Obama dhe Mishel Obama, në një xhami në Xhakartë, Indonezi...

Një protestues shpreh pakënaqësinë ndaj vizitës së presidentit amerikan, Barak Obama, në Indonezi...

Fusha e Kujtimit në kishën e Westminister Abbey në Londër - kryqet me emrat dhe fotot e ushtarëve të vrarë në luftëra...

Të revoltuar me rritjen e kostos së studimeve, studentët thyen xhamat e selisë së Partisë Konservatore në Londër...

Numri i personave të vdekur nga kolera në Haiti ka shkuar në 650...

Liderët e 20 vendeve më të zhvilluara ekonomike në Samitin e G 20-ës, në Seul...

Pas bllokimit që prej 8 muajsh, Parlamenti i ri irakian, më 11 nëntor, ka rizgjedhur për kryeministër Nuri al-Malikin...

Atletet iraniane marrin pjesë në ceremoninë e hapjes së Lojërave Aziatike në Guangzhou...

Lojtari i kombëtares së Bregut të Fildishtë, Didier Drogba po vuan nga malaria...