Prishtinë: Edhe tri raste të reja me virusin A H1N1


Në Kosovë janë konfirmuar edhe tri raste të reja të të infektuarve me Virusin A H1N1.

Lajmin e ka konfirmuar Shemsi Dreshaj, drejtor i Klinikës Infektive në Prishtinë, i cili ka shpjeguar se gjendja shëndetësore e të infektuarve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetën.


Këto tri raste janë ga e njejta familje me personin për të cilin ishte raportuar dy ditë më parë.

Autoritetet thonë se këto raste nuk duhet të jenë shkak për shqetësim.