Autoritetet në Zelandën e Re thonë se bilanci i të vdekurve nga tërmeti në qytetin Kristçërç ka shkuar në të paktën 98.
Zyrtarët pohojnë se 226 të tjerë mund të konsiderohen të zhdukur, ndërsa kryeministri Xhon Ki thotë se ka shqetësime serioze se shumica e tyre mund të mos kenë mbijetuar.
Qyteti i goditur është i dyti për nga madhësia në Zelandën e Re.
Ky tërmet është katastrofa më e madhe natyrore që ka goditur këtë vend, prej vitit 1931, kur nga një tërmet me intensitet 7.8 shkallësh ishin vrarë 256 njerëz.