Qeveria e Sirisë ka liruar qindra të burgosur politikë, një ditë pas urdhrit për amnisti, të lëshuar nga presidenti Bashar al-Asad.
Organizata për Mbikëqyrjen e të Drejtave të Njeriut në këtë vend tha se në mesin e të liruarve janë edhe aktivistë të arrestuar gjatë protestave antiqeveritare.
Televizioni shtetëror njoftoi të martën se amnistia përfshin “të gjithë anëtarët e lëvizjeve politike”, madje edhe ata të Vëllazërisë së jashtëligjshme Myslimane.