Ministri italian i jashtëm, Franko Fratini, ka bërë thirrje sot për një ndalim të menjëhershëm të dhunës në Libi për të lejuar ndihmat humanitare që të arrijnë te popullata. Fratini, përmes një fjalimi në parlamentin italian sot, gjithashtu ka paralajmëruar për kredibilitetin e NATO-s që sipas tij është në rrezik pas rasteve të sulmeve ndaj civilëve.
Ndërkohë, në Pekin sot, ministria e jashtme e Kinës ka njoftuar se e njeh Këshillin Tranzitor Kombëtar të udhëhequr nga rebelët që po luftojnë kundër regjimit të Muamer Gadafit si një “partner të rëndësishëm të dialogut”.
Jang Jieçi, ka bërë këto komente gjatë bisedimeve me Mahmud Xhibril, udhëheqësin e bordit ekzekutiv të Këshillit Tranzitor, i cili po qëndron për vizitë në Kinë.