Zyra Civile Ndërkombëtare ka bërë me dije se do të ndjekë hapa ligjorë kundër ish kreut për ekonomi në këtë organizatë, Andrea Capussela, i cili pas largimit nga ICO kishte hedhur një varg akuzash në adresë të saj.
Capussela ndër të tjera, pat thënë për EULEX-in se është një mision që nuk ka dhënë rezulatete edhe tri vjet pas vendosjes në Kosovë.
“Po ashtu, është pikëpamje e jona se në deklaratat publike të kohëve të fundit, Z. Andrea Capussela ka shkelur obligimet e konfidencialitetit të marra përsipër gjatë punësimit të tij në ICO, obligime të cilat vazhdojnë edhe pas shkarkimit të tij nga shërbimi. Ne besojmë se rrëfimi i ngjarjeve të paraqitura është i pjesërishëm dhe përmban një numër të konsiderueshëm pasaktësish të cilat duket se kanë si pikësynim të përgjithshëm diskreditimin e ICO-së”, thuhet në një komunikate për media të ICO-s.
Në fund të komunikatës thuhet se ICO-ja, në konsultim me palët e tjera të interesuara, është duke shqyrtuar hapat adekuatë ligjorë.