Kthimi i kuadrove shëndetësore nga vendet perëndimore për të kontribuar në Qendrën Klinike Universitare, po e ndihmon sistemin shëndetësor. Armend Agolli është neurokirurg spinal, i cili pas shumë vitesh pune si mjek në Suedi, është kthyer në Kosovë. Falë tij është formuar Qendra Spinale në Qendrën Emergjente, dhe janë kryer shumë operacione spinale, për të cilat, deri para ardhjes së tij, pacientët kanë udhëtuar jashtë vendit për këto shërbime.
Armend Agolli, është neurokirurgu spinal i vetëm në Kosovë.
Doktor Agolli, deri në vitin 2009 ka jetuar në Suedi, por kur e ka kuptuar se në Kosovë pacientët, në mungesë të një neurokirurgut spinal, është dashur të udhëtojnë jashtë vendit për operacione të boshtit kurrizor, ai ka vendosur të kthehet në vendlindje.
Agolli, edhe në Suedi e ka ushtruar këtë profesion, ndërsa pagën mujore e ka pasur 5 mijë euro, ndërsa me vendosjen e tij në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pagën mujore e ka 10 fish më të vogël, do të thotë rreth 450 euro.
“Unë merrem vetëm me neurokirurgji të boshtit kurrizor dhe palcës kurrizore. Jam i vetmi në Kosovë sa i përket kësaj lëmie. Pacientët është dashur më herët të dërgohen jashtë vendit, por me ardhjen time, tani operohen këtu, me këto kushte dhe me një sukses relativisht të mirë. Kam punuar më shumë se 10 vjet në Suedi”, thotë ai.
Përveç ndihmës që i jep pacientëve kosovarë, Agolli është angazhuar që të formojë edhe një qendër spinale në vend, që sipas tij, është shumë e domosdoshme.
“Pas ardhjes sime është krijuar një ekip spinal që është shumë i mirë, dhe kemi bashkëpunim shumë të mirë”, shprehet ai.
Kthimin e doktor Agollit në vendlindje e vlerësojnë tej mase pacientët.
Meriton Elshani ka pasuar aksident dhe ka qenë në gjendje shumë ë rëndë.
Ai thotë se më ndihmën e doktor Agollit, gjendja e tij ka filluar të përmirësohet.
“Jam shumë i kënaqur, në përgjithësi, gjithçka ka shkuar shumë mirë”, thotë Elshani.
Për shkak të gjendjes së lodhshme shëndetësore, Meritoni nuk ishte në gjendje të fliste më gjatë.
Prandaj, vëllai i tij, tregon për operacionin shumë të vështirë që e ka pasur Meritoni, operacion ky që ka zgjatur 9 orë.
“Unë jam vëllai i Meritonit. Meritoni është rrëzuar prej katit të pestë. Ka pasur lëndime të mëdha trupore. Por falë doktor Agollit që e ka operuar, ka pasur sukses”, shprehet ai.
Edhe pse sistemi shëndetësor ka nevojë për kuadro të reja të shkolluar jashtë vendit, Ministria e Shëndetësisë nuk ka ndonjë strategji adekuate për kthimin e tyre në Kosovë.
Faik Hoti, drejtor i departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, thotë se rrethanat si ka funksionuar shëndetësia prej pas luftës, ka qenë e vështirë të krijohet strategji për kthimin e kuadrove që kanë shkuar jashtë vendit.
Sipas tij, një prej arsyeve është paga jashtëzakonisht e ulët në sistemin shëndetësor dhe, siç thotë ai, është e paimagjinueshme t’i bëhet thirrje dikujt të kthehet për të kontribuar në vendin e tij, derisa sistemi nuk i ofron kushte optimale për punë.
“Është shumë herët të flitet nëse Ministria e Shëndetësisë do të jetë në gjendje me kornizat e tanishme të buxhetit të bëjë thirrje ose stimulim të veçantë për ata mjekë që tashmë janë kthyer për të kontribuar në shëndetësinë kosovare”, sqaron Hoti.
Që nga koha kur është kthyer në Kosovë doktor Agolli, janë kryer mbi 200 operacione spinale të boshtit dhe palcës kurrizore, gjë që deri para ardhjes së tij, pacientët kanë udhëtuar jashtë vendit për të kërkuar këto shërbime.