Aleanca Kosova e Re ka dënuar fuqishëm aktet e dhunës të shkaktuara nga, siç thuhet, kriminelët serbë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, si dhe sulmin kundër forcave paqëruajtëse të KFOR-it dhe komunitetit ndërkombëtar.
Kjo parti vlerëson se "është e domosdoshme të vendoset rendi dhe ligji në tërë territorin e vendit, në përputhshmëri të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës".
"Sulmet e dhunshme, të cilat ndodhën kundër ushtarëve të KFOR-it, janë reagime të njerëzve që i përkrahin strukturat kriminale, kontrabandën dhe krimin e organizuar", thuhet pos tjerash në kumtesën e AKR-së.