Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin, i ka bërë thirrje Beogradit që sa më parë të vazhdojë bisedimet me Prishtinën.
“Ai që është larguar nga bisedimet, duhet të kthehet sa më parë. Komisioni Evropian, më 12 tetor, do të lëshojë rekomandimin, i cili do të shkojë huq, nëse Serbia, me veprimet që po ndodhin aktualisht, tregon se nuk i intereson statusi i vendit kandidat”, ka thënë Kacin.
Sipas tij, zgjidhja e situatës në Kosovë është interes i Serbisë, ndërsa Serbia, siç tha ai, nuk i ka të qarta prioritetet e saj.
“Statusi i kandidatit është në pëllëmbë të dorës, ndërsa prioritetet e Serbisë sikurse janë të tjera”, ka thënë Kacin.
Raportuesi i Parlamentit Evropian ka shprehur besimin në institucionet ndërkombëtare në veri të Kosovës, duke thënë se të gjitha vendimet dhe veprimet e KFOR-it e të EULEX-it janë transparente.