Mijëra njerëz po mbildhen në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, Uashington, për të marrë pjesë në ceremoninë e dedikuar udhëheqësit të të drejtave të njeriut Martin Luter King, me ç’rast do të inaugurohet edhe një moument në nder të tij.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, dhe këngëtarja Aretha Franklin, do të jenë në mesin e atyre që do ta hapin këtë ngjarje.
Monumenti, i cili ndodhet në Uashington pranë memorialeve të presidentit Abraham Linkoln, Tomas Gjefersonit dhe Franklin Ruzveltit, është hapur për publikun në gusht.
Rreth 50,000 njerëz pritet të marrin pjesë në ceremoninë e sotme.