Një gjykatë në Bosnjë Hercegovinë ka urdhëruar që 23 vjeçari, Mevlid Jashareviq, i cili ka shtënë me armë kundër Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Sarajevë, të mbahet në paraburgim për një muaj, derisa autoritetet ta hetojnë këtë rast.
Autoritetet kishin thënë se ky ishte akt terrorist.
Gjyqtari sot e ka pranuar argumentin e Prokurorisë se Jashareviqi mund të ndërhyjë në hetime, nëse nuk mbahet në paraburgim.
Ky person është i akuzuar për të shtëna ndaj Ambasadës amerikane në Sarajevë, gjatë së paku 30 minutave, ditën e premte, dhe për plagosje të një polici.
Pastaj një snajperist policor e kishte qëlluar atë në këmbë.
Në dëgjim, Mevlid Jashareviq tha se ai nuk e njeh gjykatën.
Avokati tha se klienti i tij është krejtësisht i larguar nga realiteti dhe se duhet të kontrollohet nga psikiatri.
Jashareviq është pjesëtar i sektës myslimane sunite Vehabiste.
Nga ana tjetër, Nusret Imamoviq, lider i Lëvizjes Vehabiste në Bosnjë, i ka dënuar të shtënat, duke thënë se akti ishte “i papranueshëm”.