Televizioni shtetëror iranian ka raportuar dje se Teherani ka dëshmi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë prapa vrasjes së fundit të shkencëtarit bërthamor të Iranit.
Më herët këtë javë, një shkencëtar iranian ishte vrarë në Teheran, nga një shpërthim bombe. Ishte ky sulmi i pestë me radhë, i këtij lloji, brenda dy vitesh.
Televizioni shtetëror raportoi se Ministria e Punëve të Jashtme e Iranit i ka dhënë një letër ambasadorit zviceran në Teheran, e cila thoshte: “Ne kemi dokumente të besueshme dhe dëshmi se ky akt terrorist është planifikuar, udhëhequr dhe mbështetur nga CIA”.
Ambasada zvicerane përfaqëson interesat e Shteteve të Bashkuara në Iran, pasi që Teherani dhe Uashingtoni nuk kanë marrëdhënie diplomatike.