Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Beograd, Majkëll Davenport, i shoqëruar nga ambasadori britanik në Kosovë, Jan Klif.
Në takim mësohet të jetë biseduar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, rrjedhat e dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beograd dhe perspektivën euroatlantike të Kosovës.
"Ambasadori Davenport premtoi mbështetjen e vendit të tij për shtetin e Kosovës, duke u angazhuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral në fushat e interesit të ndërsjellë", thuhet në kumtesën që ka lëshuar zyra e zonjës Tahiri.
E njëjta citon ambasadorin Davenport të ketë theksuar edhe rëndësinë e dialogut teknik, "duke ftuar të dyja shtetet që të mbeten të përkushtuara për arritjen e rezultateve sa më të mëdha".