"T'i jepet fund krizës financiare"

Ilustrim

Presidentët e tetë shteteve të Bashkimit Evropian kanë kërkuar zgjidhje të shpejtë të të krizës financiare që ka pllakosur kontinentin dhe po e kërcënon të ardhmen e Greqisë në eurozonë.

Presidenti portugez Anibal Savako Silva tha se ai do të donte që fjala “krizë” të mos lidhet më me bllokun evropian, sepse sipas tij “po vë në hije çështjet tjera të rëndësishme, të cilat kërkojnë vëmendje”.

Presidenti italian Gjorgjo Napolitano kërkoi “një valë të re të rritjes së qëndrueshme” për tërë Evropën.

Liderët bënë këto komente në fund të një takimi joformal të organizuar nga presidentja e Finlandës, Tarja Halonen.

Në takim morën pjesë edhe presidentët nga Austria, Gjermania, Hungaria, Letonia dhe Sllovenia.