Qeveria çeke ka vendosur që Aeroporti Ndërkombëtar i Pragës të marrë emrin e presidentit të ndjerë, Vaclav Havel.
Ministri i Transportit, Pavel Dobes, ka propozuar që ndryshimi zyrtar të bëhet më 5 tetor – datë që do të përkonte me ditëlindjen e 76-të të Havelit.
Më herët, qeveria është përgjigjur negativisht ndaj kërkesës, por një peticion online ka mbledhur rreth 82,000 nënshkrime në favor të ndryshimit, të cilin e kanë favorizuar edhe e veja e Havelit dhe vëllai i tij.
Havel, ish-disident dhe dramaturg, i cili ka udhëhequr Revolucionin e Kadifenjtë të vendit më 1989, ka qenë president i Çekosllovakisë nga viti 1989 deri më 1992.
Pas ndarjes së Republikës Çeke dhe Sllovakisë, ai ka qenë president i Çekisë nga viti 1993 deri më 2003.
Havel ka ndërruar jetë në Pragë, më 18 dhjetor të 2011-ës.