Dhjetëra të vrarë nga sulmet në Damask

Pamje pas shpërthimeve në Damask, 10 maj 2012

Televizioni sirian shtetëror tha se nga dy shpërthimet e fuqishme që goditën Damaskun kanë vdekur 40 persona dhe janë plagosur 170 të tjerë.

Televizioni i ka quajtur shpërthimet "sulme terroriste".

Pamjet televizive treguan dhjetëra automjete të djegura dhe të shkatërruara, sikurse edhe trupa të djegur.

Raportet thonë se shpërthimet, të cilat goditën pak para orës 8 , ksihin në shënjestër një bazë të zbulimit ushtarak.

Askush nuk ka marrë përgjegjësinë.

Kreu i misionit vëzhgues të Kombeve të Bashkuara gjeneral-majori Robert Mud ka vizituar skenën e ngjarjes dhe i ka dënuar sulmet.